Botë

Shkon në 30 numri i të vrarëve në sulmin terrorist në Kabul

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Afganistan thonë se së paku 30 vetë janë vrarë në sulmin në hotelin Intercontinental në kryeqytetin Kabul, nga militantët talebanë dhe kanë paralajmeruar se numri i të vrarëve mund të rritet.

Sipas këtyre zyrtarëve, ndër të vrarët ka punëtorë të hotelit, mysafirë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, të cilët janë përleshur me sulmuesit. Në mesin e të vrarëve janë edhe 14 persona të jashtëm.

Në disa raporte lokale theksohet se janë vrarë 40 vetë.

Zyrtarët thanë se gjashtë sulmues, po ashtu, janë vrarë nga forcat e sigurisë, megjithëse në disa raporte theksohet se ishin vetëm pesë sulmues.

Militantët, të veshur me uniforma ushtarake, e filluan sulmin pardje në mbrëmje.