Botë

Tusk akuzohet se ka punuar me Putinin kundër Polonisë

Descriptive Text

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë akuzoi presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk se po bashkëpunon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, me qëllim që të dëmtojë interesat polake me rastin e rrëzimit të aeroplanit në Rusi më 2010, me ç’rast kishte humbur jetën presidenti i atëhershëm polak Leh Kaçinjski, si dhe 95 persona tjerë.

Ministria dje ka bërë me dije njësinë ushtarake të Kabinetit për hetime shtetërore se dyshon që Tusk, i cili ishte kryeministër në atë kohë, ka keqpërdorur besimin në marrëdhëniet e jashtme.