Botë

Iraku dënon me vdekje gjermanen që iu bashkua ISIS-it

Një gjykatë në Irak të dielën ka dënuar me vdekje një grua gjermane me prejardhje arabe për shkak se iu bashkua Shtetit Islamik, ka thënë një zëdhënës i Gjykatës Penale në Bagdad.

Gruaja u kap nga forcat irakiane gjatë betejës për Mosulin vitin e kaluar, tha zëdhënësi, duke mos pranuar të bëjë publik emrin e saj, raporton Reuters.

Ajo është gruaja e parë e huaj që dënohet me vdekje në Irak për shkak të bashkimit me ISIS-in, transmeton Koha.net.

Ajo ka të drejtë të apelojë vendimin, tha zëdhënësi.