Botë

SHBA-ja nuk i jep vizë Lubisha Dikoviqit

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq që nga tetori i vitit të shkuar nuk po i jepet viza nga SHBA-ja.

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë portalit N1 i është thënë se nga pala amerikane e presin arsyetimin zyrtar dhe statusin aktual të kërkesës, transmeton Koha.net.

Dikoviqit i ishte dërguar ftesa për vizitë nga shefi i Shtabeve të Përgjithshme të Bashkuara të Forcave të Armatosura Joseph Dunford për të marrë pjesë në Konferencën e shefave të shtabeve të përgjithshme në luftë kundër terrorizmit që u mbajt më 23-24 tetor 2017 në Washington.

Dikoviq e ka marrë ftesën, e nga shërbimet përkatëses të Ministrisë serbet të Mbrojtjes me kohë ka filluar procedura për t’i pajisur me vizë për udhëtim në SHBA.

"Është e vërtetë se përkundër dërgimit me kohë të aplikimit për pajisje me vizë, ajo nuk është marrë dhe nga pala amerikane pritet arsyetimi zyrtar për shkaqet dhe për statusin aktual të aplikacionit”, thuhet në sqarimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes e cila ka shtuar se Dikoviqi deri më tash disa herë ka udhëtuar në SHBA me ftesë të zyrtarëve ushtarakë amerikanë.