Botë

Spasovski i LSDM-së në Prokurori për financimin e partisë

Descriptive Text

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publike, të Marko Zvrlevskit.

Lëndë hetimi e Marko Zvrlevskit janë dyshimet rreth raportit financiar të LSDM-së dhe financimi i partisë, transmeton Alsat-m. Para Spasovskit në bisedë informative në Prokurori ishte edhe shefi i tij, Zoran Zaev.

Zaev të premten deklaroi se Zvrlevski hap kundër-hetim gjithmonë kur PSP-ja do të hap ndonjë hetim të ri.

Hetimi i Prokurorisë, sipas shkrimeve të një pjese të medieve të afërta me pushtetin, mes tjerash është nxitur nga dyshimi se LSDM-ja ka paraqitur shpenzime joreale në raportet për fushatën zgjedhore.