Botë

Vdes astronauti që ka ecur në Hënë

Astronauti veteran amerikan John Young, i cili ka ecur në Hënë, ka vdekur mbrëmë në moshën 87 vjeçare. Ai ka pasur komplikime nga pneumonia, ka thënë sot NASA.

Young, ish-piloti i Marinës Amerikane, në vitin 1972 ishte njeri i 9-ë nga 12 njerëzit që kanë shkelur me këmbë në Hënë, transmeton Koha.net. “Jemi të pikëlluar nga humbja e astronautit John Young”, ka shkruar NASA në një deklaratë të postuar në Twitter.


Young është bërë njëri nga astronautët më të suksesshëm në historinë e programit hapësinorë të SHBA-së. Ai ka fluturuar në hapësirë dy herë gjatë programit Gemini të NASA-s në mes të viteve 60-a, dy herë në misionet hënore të Apollos dhe dy herë në anijet hapësinore në vitet 80-a.

Ai është pensionuar në vitin 2004, pas 42 vjetësh me agjencinë hapësinore të SHBA.

{gallery}