Botë

Trump mirëpret bisedimet eventuale në mes të dy Koreve

Descriptive Text

Bisedimet eventuale në mes të Koresë Veriore dhe Koresë Jugore “janë gjë e mirë”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter.

Ai po ashtu i ka dhënë merita vetes, pasi Seuli dhe Pheniani kanë shprehur gadishmërinë për të biseduar, transmeton Reuters.

“A beson dikush njëmend se bisedimet dhe dialogu do të zhvilloheshin në mes të Koresë Jugore dhe asaj Veriore në këtë moment në rast se unë nuk do të isha i gatshëm për angazhimin e gjithë fuqisë sonë kundër Koresë Veriore”, ka thënë Trump në Twitter.