Botë

Çanak: Vojvodina ka qenë viktima e parë e Milosheviqit

Descriptive Text

Kryetari Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinë (LSV) Nenad Çanak ka përkujtuar sot se para 30 vjetësh pushtetin në Serbi e kishte marrë Slobodan Milosheviq dhe ka shtuar se Vojvodina ka qenë viktima e parë e politikës fatale e kriminale të Milosheviqit.

“Pasi që hipi në pushtetin e Beogradit, për më pak se një vit, veprën e vet të përgjakshme, politikën e vet të dhunës dhe shkatërrimin e Jugosllavisë, Milosheviq e filloi me shuarjen e autonomisë së Vojvodinës. Për këtë arsye me të drejtë pohojmë se Vojvodina ka qenë viktima e parë e politikës fatale që fitoi para 30 vjetësh në Konferencën e Tetë”, ka thënë Çanak në kumtesën që përcjell FoNet.

Ai ka shtuar se LSV nuk do të pajtohet me faktin se dhuna që fitoi para 30 vjetësh të jetë afatgjatë dhe karakteristikë e shoqërisë dhe ka përfunduar se kjo parti do të vazhdojë së luftuari edhe më kundër dhunës dhe të gjitha pasojave që ajo i solli.