Botë

Nga rrëzimi i helikopterit rus në Siri vdesin të dy pilotët

Descriptive Text

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se një helikopter rus është përplasur në Siri, me ç’rast janë vrarë të dy pilotët.

Mëtutje, ministria tha se helikopteri ushtarak i tipit, Mil Mi-24, është rrëzuar më 31 dhjetor, për shkak të “gabimit teknik”, derisa fluturonte në bazën ajrore ushtarake Hama në Siri.

Helikopteri nuk ishte sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë.