Botë

Kërcënimi “urim” i Kimit: Butoni është në tavolinën time, në shënjestër SHBA-ja

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka deklaruar se SHB A-ja duhet të jetë e vetëdijshme se fuqia bërthamore e Koresë Veriore tash është realitet e jo kërcënim.

Në fjalimin e Vitit të Ri emetuar në televizionin shtetëror, Kim ka thënë se Koreja Veriore ka arritur suksesin historik me “përplotësimin e fuqisë së vet bërthamore” duke theksuar se butonin bërthamor e ka në tavolinën e vet.

"SHBA-ja duhet ta dijë se butoni për armët bërthamore është në tavolinën time. E tërë SHBA-ja është në shënjestrën e armatimit tonë bërthamor. SHBA-ja kurrë nuk mund ta fillojë luftën kundër meje dhe vendit tonë”, ka thënë Kim, përcjell al jazzera.

Ai ka shtuar se Koreja Veriore duhet të fokusohet në prodhimin masiv të kokave luftarake bërthamore dhe të raketave balistike “për shpërndarje operacionale".

"Këto armë do të përdoren vetëm për t’u mbrojtur”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Kim ka thirrur për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy Koreve, ka folur për të arriturat ekonomike të vendit dhe ka përmendur ngritjen e standardit të jetesës së kombit.

Në të gjitha këto,presidenti i SHBA-së Donald Trump është përgjigjur shkurtimisht: “Do të shohim “.