Botë

Turqia blen nga Rusia dy raketa S-400

Descriptive Text

Turqia do të blejë dy bateri raketore tokë-ajër S-400 nga Rusia, në pajtim me marrëveshjen e sotme të nënshkruar.

Dërgesa e parë është planifikuar për çerekun e parë të vitit 2020, njoftoi Nënsekretariati turk për industri ushtarake.

Sistemet do të menaxhohen nga personeli turk dhe jo këshilltarët rusë, thuhet në kumtesë.

Marrëveshja përfshin edhe klauzolën për bashkëpunim teknologjik dhe zhvillim të përbashkët.