Botë

Gjyshet indiane që protestojnë zhveshur

Pamja e një grupi nënash dhe gjyshesh tek protestojnë të zhveshura ka rrokur së fundmi vëmendjen e botës për një ngjarje shokuese të para trembëdhjetë vjetëve.

Duke i sfiduar të gjitha paragjykimet, dymbëdhjetë gra sfiduan forcat e sigurisë dhe hapën rrugën për ndryshim të vërtetë në praktikë në shtetin verilindor Manipur. Dhe njëmbëdhjetë prej këtyre grave janë mbledhur edhe njëherë në kryeqytetin e shtetit federal indian, Imphal, duke rrëfyer për BBC-në rreth protestës së pazakonshme të kohës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Protestuesja e dymbëdhjetë ka vdekur para pesë vjetësh. Në sallë të madhe të zbrazur, ato ulen në dysheme. Shumica prej tyre janë në moshë të shtyrë dhe mezi mbahen. Shumë sosh kanë rrudha e sy të shterur.

Image

Njëra prej tyre është shoqëruar prej së bijës, që i ndihmon të ecë. Dhe derisa i sheh si duken tani, nuk ta thotë mendja se janë këto plaka, që dikur kishin kryer protestën e pazakonshme të para trembëdhjetë vjetëve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.