Botë

Merkel për Krishtlindje në skijim në Zvicër

Kancelarja gjermane Angela Merkel Kërshëndellat po i kalon me bashkëshortin Joahim Zauer duke bërë ski në Zvicër.

Dimërimi në Zvicër është bërë traditë për kancelaren, shkruan “Bild” duke përkujtuar se ajo tash e disa vite qëndron në një hotel me katër yje në afërsi të Saint Moritz prej nga në mëngjes niset për të bërë ski, transmeton Koha.net.

Para katër vjetësh ajo kishte pasur një aksident në njërin nga shtigjet dhe ishte lënduar legenin për ç’shkak ishte detyruar një herë të mos ecte e pastaj t’i përdoret dy muaj patericat.

Por edhe gjatë qëndrimit në Saint Moritz ajo s’i ka lënë aktivitetet shtetërore. Nga atje ajo ka biseduar me kryerin rus Vladimir Putin dhe me atë francez Emmanuel Macron.

Gazeta thotë se pas këtij pushim të shkurtër Merkel duhet t’i vazhdojë bisedat për formimin e koalicionit të ri qeverisës.