Botë

Kërkohet që çështja e Koresë Veriore të zgjidhet me mjete diplomatike

Descriptive Text

Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji deklaroi të shtunën se ka pasur bisedime të sinqerta, pragmatike dhe produktive me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ndodhet për vizitë në Kinë, duke porositur se çështja e Koresë së Veriut duhet të zgjidhet me mjete paqësore dhe diplomatike.

Vang theksoi se temë e takimeve me Tillerson, përveç Koresë Veriore janë përfshirë edhe Tajvani dhe tregtia bilaterale, transmeton Reuters.