Botë

OKB-ja shqyrton një projekt-rezolutë për të kundërshtuar vendimin e Trump për Jerusalemin

Këshilli i Sigurimit të OKB-së po shqyrton një projekt-rezolutë për të kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet zyrtar i shtetit të Izraelit.

Egjipti ka qarkulluar të shtunën një tekst, të siguruar nga media, që kërkon veçanërisht që vendimi i njëanshëm i marrë nga SHBA të shpallet i pavlefshëm. Kjo projekt-rezolutë mund të kalojë për votim që nga dita e hënë.

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit shkaktoi indinjatën e palestinezëve, protestave në botën myslimane dhe pakënaqësinë thuajse në mënyrë unanime të komunitetit ndërkombëtar, shkruan kp.

Projekt-rezoluta thekson se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet përmes negociatave dhe shpreh keqardhje të thellë në lidhje me vendimet e fundit mbi Jerusalemin, pa cituar me emër SHBA-në.