Botë

Pakistani kërkon ndihmën e Facebook-ut

Autoritetet pakistaneze kanë kërkuar nga drejtuesit e rrjetit shoqëror Facebook që t’u ndihmojë në hetimin e "përmbajtjes së pretenduar blasfemike", e cila është postuar në këtë rrjet nga pakistanezët, transmeton koha.net.

Sipas Ministrisë Pakistaneze të Mbrojtjes, Facebook është pajtuar ta dërgojë një ekip në Pakistan për t’i shqyrtuar këto pretendime. Ndryshe, blasfemia është çështje shumë e ndjeshme në Pakistan, derisa kritikët thonë se ligjet e blasfemisë, të cilat lejojnë dënimin me vdekje në disa raste, keqpërdoren shpesh për shtypjen e pakicave në vend. Pakistani shpesh ka bllokuar qasjen në faqet pornografike dhe faqet me përmbajtje anti-islame, kurse në vitin 2010, një gjykatë pakistaneze bllokoi rrjetin shoqëror Facebook , si kundërpërgjigje ndaj publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed.