Botë

Sos durimi me Korenë e Veriut, SHBA: S’përjashtohet ndërhyrja ushtarake

“Durimi dhe loja tërhiq e mos e këput e Shteteve të Bashkuara me Korenë e Veriut ka sosur!”. Me këto fjalë komentoi përshkallëzimin e tensioneve me vendin komunist, krydiplomati amerikan, Rex Tillerson.

Sekretari i Shtetit bëri këto komente nga Koreja e Veriut, ku është ndalur për një vizitë zyrtare. Ai nuk përjashton asnjë mundësi reagimi ndaj Penianit, përfshirë edhe atë ushtarak për aktivitetet kërcënuese në rajon, transmeton tch.

“Të gjitha opsionet janë në tryezë. Jemi duke diskutuar masa të reja diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike”, tha ai.

Testimet e vazhdueshme bërthamore dhe i raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Koresë së Veriut kanë përshkallëzuar tensionet në rajon dhe për herë të parë pas shumë vitesh, një zyrtar i lartë i Uashingtonit nuk përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake.

Komentet e Sekretarit Tillerson u bënë pak pasi vizitoi zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë.