Botë

Grindja për Jerusalemin: Dy të vdekur qindra të plagosur

Goma makinash që digjen, gurë që hidhen anë e mbanë: Pas njohjes së Jerusalemit nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit vendi i shenjtë po tronditet nga trazirat. Në Këshillin e Sigurimit amerikanët po hasin në kritika.

Pas njohjes së Jerusalemit nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit, si pasojë e trazirave në Jeruzalem dhe në territoret palestineze kanë gjetur vdekjen më se 750 janë plagosur. Shumë prej tyre kanë pësuar plagë prej të shtënave, shumica nga plumba gome, sikurse njofton shërimi palestinez i shpëtimit Gjysmëhëna e Kuqe.

Policia izraelite ishte prezente në Jerusalem me trupa të përforcuara. Në Jordanin Perëndimor janë vendosur batalione shtesë të ushtrisë së Izraelit. Hantifada e tretë, si dhe e shpalli të premten “ditën e indinjatës”.

Në një seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit SHBA hasi në kritika masive të 14 anëtareve të këtij forumi. Vendimi i SHBA-së për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit është “një rast i rrezikshëm precedent”, tha ambasadori i Egjiptit të OKB, Amr Abdellatif Aboulatta, raporton DW.

Ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë përmes një deklarate të përbashkët komunikojnë, se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe nuk është i dobishëm për situatën.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha në televizionin Al-Jeezira, se populli i tij do të negociojë sërish me SHBA, vetëm pasi presidenti Trump ta tërheqë vendimin e tij. Pas këtij vendimi, sikurse njoftojnë përfaqësues të lëvizjes Fata, presidenti palestinez Mahmud Abbas nuk do ta takojë nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence sipas planifikimit në Bethlehem.