Botë

Së paku 17 persona të plagosur në protestat anti njohjes së Jerusalemit kryeqytet i Izraelit

Ushtria e Izraelit plagosi 17 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, kur shtien mbi demonstruesit që janë mbledhur në protesta në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, me rastin e njohjes amerikane të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Dhjetëra demonstrues janë mbledhur në kalimin kufitar me Izraelin dhe kanë gjuajtur me gurë ushtarët izraelitë në anën tjetër.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje vendosi për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, gjë e cila ka shkaktuar kritika nga palestinezët dhe Hamasi.