Botë

Grevë e përgjithshme në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor

Descriptive Text

Jerusalem, 7 dhjetor – Në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në rrjedhë është grevë e përgjithshme në shenjë proteste me rastin e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nuk punojnë shitoret, institucionet shtetërore dhe organizatat, ndërsa është pezulluar edhe mësimi në shkolla dhe universitete në Bregun Perëndimor.

Pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, pala palestineze ftoi në grevë të përgjithshme.

Trump të martën mbrëma deklaroi se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i izraelit. Presidenti amerikan me këtë rast tha se tashmë ka urdhëruar administratën amerikane që të fillojë përgatitjet për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Izraeli më 5 qershor të vitit 1967 okupoi Jerusalemin Lindor, ndërsa në vitin 1980 në mënyrë të njëanshme shpalli Jerusalemin si kryeqytet. Të njëjtin vit vijoi reagimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i cili miratoi Rezolutën 478 dhe e quajti deklaratën të pavlefshme.

Në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në rrjedhë është grevë e përgjithshme në shenjë proteste me rastin e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Nuk punojnë shitoret, institucionet shtetërore dhe organizatat, ndërsa është pezulluar edhe mësimi në shkolla dhe universitete në Bregun Perëndimor.

Ambasadat e të gjitha vendeve që kanë njohur administratën izraelite gjenden në Tel Aviv. SHBA-të me hapin e Trumpit u bë vendi i parë që ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ky vendim i Presidentit amerikan shkaktoi një varg reagimesh të ashpra nga shumë vende dhe organizata.

{gallery}