Botë

Përnjëherë me vendimin e Trumpit, u shuan dritat e Mesxhidi Aksa në Jerusalem

Njëkohësisht me shpalljen e vendimit të presidentit të Shteteve të Amerikës, Donald Trump, u shuan dritat e Mesxhidi Aksasë, që gjendet në Jerusalemin Lindor, të pushtuar nga Izraeli.

Në të njëjtën kohë, pas disa minutash u shuan edhe dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin e Kishës Mehd, që nga të krishterët besohet se ka lindur Jezusi Krishti në qytetin Betlehem (Beytullahim).

Në 5 qershor 1967 Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor dhe në vitin 1980 në mënyrë të njëanshme e shpalli lindjen dhe perëndimin e qytetit si “kryeqytet i bashkuar”.

Në vendimin me numër 478 të marrë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1980, aneksimi nga ana e Izraelit dhe shpallja e kryeqytetit u quajt i pavlefshëm.

Në kuadër të vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shoqëria ndërkombëtare e pranon Jerusalemin Lindor si të pushtuar.

Të gjitha vendet që njohin udhëheqjen e Izraelit i kanë ambasadat në Tel-Aviv. Asnjë vend nuk e pranonte Jerusalemin ose lindjen dhe perëndimin e tij si kryeqytet të Izraelit.