Botë

Netanyahu e quan historik vendimin e Trumpit për Jerusalemin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se vendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit është historik.

Ai përshëndeti marrëdhënien e “pazëvendësueshëm” të Izraelit me SHBA-në, në reagimin e tij të parë publik pasi administrata e Trump tha se njeh Jerusalemin si kryeqytet dhe do të zhvendosë ambasadën në këtë qytet, transmeton kp.

Megjithatë, Netanyahu nuk e adresoi drejtpërdrejt këtë veprim, duke vënë theksin mbi “kërcënimin e Iranit” dhe duke u bërë thirrje kombeve në mbarë botën të bëjnë më shumë për të kundërshtuar zgjerimin e ndikimit iranian.