Botë

Raketa verikoreane mund të godasë caqe deri 13.000 km, përfshirë Uashingtonin

Descriptive Text

Ministria e Mbrojtjes e Koresë Jugore njoftoi sot se raketa e re balistike e Koresë Veriore Hvasong-15 ka potencial të godasë caqet që janë në distancë deri 13.000 kilometra, përfshirë edhe Uashingtonin.

Pasi Koreja Veriore kreu para dy ditësh testin e ri të raketës balistike, pamja për të arriturat teknologjike të këtij vendi po bëhet gjithnjë më e qartë, se ky vend po bëhet kërcënim real për SHBA.