Botë

BE pret nga Turqia t’i përmbahet marrëveshjes për migrantë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Skinas deklaroi të enjten se BE-ja pret nga Turqia që t’iu përmbahet të gjitha marrëveshjeve për kthimin e migrantëve me hedhjen poshtë të të cilit Ankaraja kërcënoi në momentin e kontestit të ashpër me bllokun evropian.

“Ne mbetemi të përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes së BE dhe Turqisë...bëhet fjalë për angazhimin, i cili përfshin kthimin e besimit dhe përmbushjen e detyrimeve dhe ne presim që të dyja palët t’iu përmbahen obligimeve”, ka thënë Skinas për media, transmeton AFP.