Botë

Ekuadori goditet nga dy tërmete të forta

Dy tërmete të forta goditën Ekuadorin, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk ka raporte për vdekje apo lëndime në njerëz, njoftoi presidenti i vendit, Lenin Moreno.

Dridhja e parë me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur vendin të premten, që u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballësh të shtunën, njoftoi instituti gjeofizik i vendit.

Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil dhe i dyti goditi në jug më afër Balaos në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash, raporton REL.

Tërmeti shkaktoi panik pasi banorët ikën nga shtëpitë e tyre në rrugë dhe spitalet u evakuuan.

Mësimet u anuluan në shumë shkolla.

Në vitin 2016-të, një termet prej 7.8 ballësh pati lënë të vdekur 671 persona, ndërsa kishte lënë të lënduar mijëra të tjerë.