Botë

Britaniku që kërkonte gjuetar të kokave, zhduket në xhungël

Descriptive Text

Ka nisur një aksion kërkimi për hulumtuesin britanik Benedict Allen, familja e të cilit thonë se është zhdukur gjatë një ekspedite në Papua New Guinea.

57-vjeçari po udhëtonte i vetëm në tentim të gjetjes së një fisi të izoluar Yaifo, me të cilin ai ishte takuar për herë të parë 30 vjet më parë.

Motra e tij thotë se ajo po priste që të dëgjohej me të të hënën – dhe ai nuk ka hipur në aeroplanin me të cilin është dashur të kthehej në shtëpi, transmeton Koha.net.

Një pilot helikopteri, që e kishte shëtitur dhe zbritur Allenin dy disa javë më parë, ka nisur ta kërkojë atë, ka mësuar BBC.

Korrespodenti për siguri i BBC-së, Frank Gardner, i cili kohë më parë udhëtoi përmes Papua New Guineas bashkë me Allenin për një dokumentar, ka thënë të ketë marrë vesh se piloti ka nisur kërkimin për Allenin përgjatë shtegut nga ku është nisur në një vend të largët të quajtur Bisoria.

Pjesëtarët e fisit Yaifo janë të njohur si gjuetar të kokave të njerëzve.