Botë

Një histori e shkurtër e vendit të vogël ballkanik, Malit të Zi

Edhe pse kanë kaluar mbi 11 vjet nga pavarësimi, populli i Malit të Zi vazhdon të jetë i ndarë në çështje të tilla jetësore.

Mali i Zi, vendi i vogël i Ballkanit me një popullsi prej 643 mijë banorësh, më 21 maj 2006 ka përjetuar një nga kthesat e historisë së tij, rikujton TRT në shkrimin e saj. Pas një bashkëjetese 88-vjeçare me Serbinë, Mali i Zi arriti të bëhet i pavarur në bazë të referendumit popullor që u mbajt në datën e përcaktuar. Pra, harta e Ballkanit ndryshoi përsëri. Midis njerëzve që jetojnë në Malin e Zi, pati nga ata që u lumturuan për pavarësinë, pati edhe nga ata që u mërzitën. Edhe pse kanë kaluar mbi 11 vjet, populli i Malit të Zi vazhdon të jetë i ndarë në çështje të tilla jetësore.

Mali i Zi dhe Serbia historikisht njihen si shtete vëllezër. Për shkak të gjuhës dhe fesë së tyre të përbashkët, historive dhe traditave të ngjashme, është e vështirë të bëhet dallimi midis serbëve dhe malazezëve. Gjëja më e rëndësishme që i dallon malazezët nga serbët është se ata kanë pasur sundimtarë të ndryshëm në histori. Historianët malazezë argumentojnë se themeli i organizimit të tyre shtetëror është hedhur me shfaqjen në fillim të shekullit të 7-të të organizimit shoqëruar të quajtur "Duklya". Drejtuesi më i famshëm i këtij shteti, që më vonë do të quhet "Zeta", ishte Bodin, i cili ka qëndruar në pushtet midis viteve 1082-1101. Përveç Bodin disa nga sundimtarët më të rëndësishëm në historinë e Malit të Zi janë dinastitë Balsiq, Cërnojeviq dhe Petroviq.

Edhe pse përdorimi i parë i fjalës "Mali i Zi" në histori daton në 1276, Zeta është quajtur Mali i Zi në fund të shekullit të 15-të. Pavarësia e këtij vendi u njoh në Kongresin e Berlinit në 1878. Më 1910, Mali i Zi u shpall Mbretëri, por nuk mbijetoi gjatë. Sepse, më 6 nëntor 1918, Asambleja e Madhe Kombëtare në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, vendosi ti japë fund fronit të mbretit Nikolla I. Nga familja e Petroviqëve nga fshati Njegosh dhe të pranojë integrimin e Malit të Zi brenda një shteti me Serbinë. Dhe me themelimin e mbretërisë serbo-kroato-sllovene më 1 dhjetor 1918, Mali i Zi pothuajse humbi edhe shtetin, edhe kombin e tij.

Reagimi në Serbi lidhur me referendumin e Katalonjës tregon se Beogradi vazhdon ta mbajë çështjen e Kosovës në qendër të politikës së tij të jashtme, por jo vetëm.

Që nga viti 1945, Mali i Zi ka filluar të përmendet sërish si një nga republikat e Jugosllavisë federale. Pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, të themeluar nga udhëheqësi komunist Josip Broz Tito, Mali i Zi u bë e vetmja republikë që vazhdoi rrugën me Serbinë. Në të vërtetë, në referendumin e mbajtur më 1 mars 1992, populli i Malit të Zi kërkoi të qëndronte së bashku me Serbinë. Më 27 prill 1992, lideri serb Sllobodan Milosheviq shpalli Republikën Federale të Jugosllavisë.

Deri në vitin 1997 politikat e Milosheviqit pothuajse u mbështetën në Malin e Zi. Deri në këtë vit, Beogradi punoi për të rrënjosur tek malazezët identitetin serb dhe vetëdijen serbe; refuzoi ekzistencën e Kishës Ortodokse Malazeze dhe e pa Malin e Zi si "vëllanë e vogël" të Serbisë. Këto politika çuan në rritjen e nacionalizmit malazez, gjë kjo që në vitin 1997 rezultoi me rrëzimin e pushtetit në Mal të Zi. Lëvizja e re, e cila pikësëpari filloi të ndiqte politika të ndryshme nga Beogradi për ta nxjerrë Malin e Zi nga izolimi ndërkombëtar ku e kishte futur Serbia në atë kohë, dhe më në fund iu përvesh punës për pavarësi të plotë.

Në kuadrin e politikës shtrënguese të regjimit të Milosheviqit në Serbi për aq sa kjo kishte mundur, vendet perëndimore në fillim i dhanë një mbështetje të rëndësishme Malit të Zi. Por me rënien e regjimit të Milosheviqit në Serbi në tetor 2000, perëndimorët në vend që të mbrojnë pavarësinë e Malit të Zi, filluan të mbrojnë bashkëjetesën e tij me Serbinë. Për këtë arsye, më 4 shkurt 2003, malazezët u gjendën në një shtet të ri të quajtur "Serbia dhe Mali i Zi". Sidoqoftë, Mali i Zi, pas gati 85 viteve kishte arritur ta rishkruajë emrin e tij midis shteteve të botës.

Ashtu siç edhe pritej shteti i përbashkët Serbi-Mali i Zi nuk zgjati edhe aq shumë. Pavarësisht se kishin një çati të përbashkët shtetërore, rrugët e Beogradit dhe Podgoricës po ndaheshin gradualisht. Podgorica propozoi që shteti i Serbisë dhe Malit të Zi të ndahej sipas modelit të Çekosllovakisë, por Beogradi nuk pranoi. Për këtë arsye, Mali i Zi bëri një referendum për pavarësi, duke përdorur të drejtën e tij kushtetuese. Pavarësisht standardeve të dyfishta të Brukselit, populli i Malit të Zi arriti ta rifitojë pavarësinë e tij historike në referendumin e 21 maj 2006.

Vetëm se rezultatet e referendumit, zbuluan edhe atë që shtetasit malazezë ishin të ndarë pothuajse përgjysmë lidhur me statusin e vendit. 55,5 për qind votuan “Pro” pavarësisë, kurse 44,5 për qind e votave që dolën nga kutitë ishin kundër ndarjes. Dhe këta që thanë “Jo” në përgjithësi ishin shtetas serbë të Malit të Zi, të cilët i kushtonin më shumë rëndësisë Serbisë. Edhe sot, një pjesë e opozitën në parlamentin malazez mbron interesat e Serbisë, në vend që mbrojë interesat e vendit të tyre, Malit të Zi. Numri i atyre që duan të shohin ribashkimin e Malit të Zi me Serbinë pas 11 vjetësh nga shpallja e pavarësisë është i lartë. Në protestat e opozitës malazeze, është madje e mundur të shohësh të valëvitet më shumë flamuri i Serbisë, se sa ai i Malit të Zi. Qarqet nacionaliste në Serbi me mbështetjen edhe të Moskës nuk kanë hequr dorë kurrë nga ndërhyrja në çështjet e brendshme të Malit të Zi. Përkundër të gjitha këtyre vështirësive, shteti malazez ka arritur të ecë me hapa të fortë në rrugën që e vlerëson të drejtë për veten e tij. Pasi arriti të bëhet zyrtarisht anëtar i NATO-s në qershor 2017, Mali i Zi vazhdon të përparojë me hapa të vendosur edhe drejt anëtarësimit në BE. Në kushtet e reja që janë krijuar, janë përmirësuar ndjeshëm edhe marrëdhëniet midis Beogradit dhe Podgoricës. Megjithatë, ndarja në popullin e Malit të Zi vazhdon të paraqesë një lloj kërcënimi për paqen sociale të këtij vendi.