Botë

Cikloni në Madagaskar vret 78 persona

Descriptive Text

Deri më tani janë regjistruar 78 persona të vdekur nga cikloni "Enav", i cili e ka goditur javën e kaluar Madagaskarin.

"Dëmi është i madh kudo që ka kaluar cikloni. Të paktën 78 persona janë vrarë nga cikloni, kryesisht nga rrëshqitja e dheut, ndërsa 153000 persona janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë", ka njoftuar Zyra Kombëtare për Rreziqe dhe Menaxhim të Fatkeqësive, raporton Reuters.