Botë

Angela Merkel si Rasta: Fiksimi i Gjermanisë me Xhamajkën

Descriptive Text

Fokusi i botës mund të jetë duke u shpërqendruar nga SHBA-ja, për të kaluar tek fuqitë e tjera të mëdha, si Kina, por vëmendja e gjermanëve është aktualisht e mbërthyer nga një kandidat krejt tjetër, më i pazakonshëm në botë: Xhamajka.

Flamuri verdhë-gjelbër-zi i këtij shteti ishull është në faqet e ballinave në baza të rregullta tani, derisa aktivistët gjithkah rreth Berlinit janë duke mbajtur balonë me të njëjtat ngjyra, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Gazetarë të shumtë gjermanë kanë shkuar në udhëtimin e largët drejt Karaibeve, për të parë se çfarë mendojnë xhamajkasit për politikën gjermane. (Ata nuk mendojnë edhe aq shumë për Gjermaninë, ishte përgjigja e zakonshme që iu dha korrespondentëve gjermanë).

Në të vërtetë, ky fascinim i papritur gjerman me vendin e Rastafarianëve ka të bëjë më shumë me qëllimin e redaktorëve për të pasur ballina interesante, gjatë kohës së bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës.

Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Gjermania është në mes të negociatave midis Unionit Kristian-demokrat (CDU) me partinë e saj simotër CSU, Liberaldemokratët dhe partinë e të Gjelbërve. Ngjyrat që përfaqësojnë katër partitë janë e gjelbra, e zeza, e verdha (dhe e kaltra, por askush nuk duket i gatshëm ta përmendë atë, pasi që kjo ngjyrë e prish elementin interesant) ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.