Botë

Izraeli rrëzon një dron në kufirin me Sirinë

Descriptive Text

Forcat izraelite kanë rrëzuar sot një fluturake pa pilot, e cila iu afrua lartësisë së Golanit në kufirin izraelit me Sirinë, njoftuan autoritetet vendore.

Droni i rrëzuar thuhet se i përkiste forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ishte në mision për mbledhjen e informacionit të inteligjencës në zonën Kuneitre në kufi.    

Droni hyri në zonën e çmilitarizuar dhe fluturoi drejt Izraelit përpara se të rrëzohej nga raketa “Patriot” e forcave izraelite.

Incidenti ka ndodhur në kohën e shtimit të tensioneve në kufirin e Izraelit verior.