Botë

Kuvajti u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Libani

Descriptive Text

Kuvajti u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Libani.

Kjo thirrje vjen menjëherë pasi Arabia Saudite dhe Bahreini u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të bëjnë të njëjtën gjë, për shkak të situatës së krijuar pas dorëheqjes së ish-kryeministrin Liban, Saad al-Hariri.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kuvajtit në një deklaratë ka njoftuar se kjo thirrje është bërë për shkak të “neglizhencës së Libanit ndaj zhvillimeve të mundshme negative”.