Botë

Alarm për bombë në Moskë

Evakuohen pas alarmeve për bombë Teatri Balshoi, dyqane të mëdha si Goum dhe hotelet e luksit pranë Kremlinit në qendër të Moskës, njoftuan agjencitë ruse.

“Ka një valë të re telefonatash anonime në lidhje me bombat. (…) Gjithsej, janë evakuuar më shumë se 10.000 persona në Moskë për shkak të këtyre kërcënimeve”, njoftoi agjencia Interfax.

Godinat e prekura janë ato të Teatrit Balshoi, dyqane të mëdha luksoze si Guom dhe Tsoum, si dhe dy hotele luksi që ndodhen pranë Sheshit të Kuq dhe të Kremlinit në zëmër të Moskës, “Metropol” dhe “National”, sipas të njëjtit burim.