Botë

Puigdemont u bën thirrje separatistëve katalanas për unifikim

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemot u ka bërë thirrje politikanëve rajonal, që në zgjedhjet e 21 dhjetorit të vazhdojnë me përpjekjet për pavarësi nga Spanja dhe të protestojnë për anëtarët e parlamentit rajonal, të burgosur nga qeveria qendrore e Spanjës.

Puigdemont, i cili tash gjendet në Belgjikë, pasi qeveria e tij ishte shkarkuar pas përpjekjeve për pavarësië, ka thënë të premten se ai po konsideron të jetë pjesë e zgjedhjeve në Spanjë, nga Brukseli.

“Ka ardhur koha për të gjithë demokratët që të bashkohen. Për kataloninë, për lirimin e të burgosurve politikë dhe për republikën”, ka shkruar Puigdemont në rrjetin social Twitter.

Të enjten, nëntë anëtarë të kabinetit të Puigdemontit janë ndaluar nga një gjykatë e lartë e Spanjës për hetime.

Të premten, Spanja ka lëshuar një urdhër-arrest kundër Puigdemonit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, nën akuzat për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike dhe mosbindje.