Botë

“Tërheqja e njohjes nga Surinami erdhi nga Moska”

Mediet serbe vazhdojnë të theksojnë se diplomacia serbe ka arritur një sukses të madh me rastin, siç thuhet, të tërheqjes së njohje së Kosovës nga Surinami, transmeton Koha.net.

Duke shkruar për këtë, b92 thekson se në fakt letra për tërheqje të njohjes ka ardhur nga Rusia.

Ky portal serb, për këtë thirret në diplomatin e Beogradit, Sreçko Gjukiq të ciliën quan me shumë përvojë në diplomaci.

“Kur letra u dërgua në misionin tonë në Nju–Jork, shefja e diplomacisë së Surinamit ka qenë në vizitë në Moskë”, ka thënë Gjukiq.

Rusia është një mbështetëse e madhe e Serbisë në organizata ndërkombëtare kundër Kosovës.