Masakra në New York e cila mori jetën e 8 njerëzve të pafajshëm ka bërë që Presidenti Donald Trump të reagojë ashpër ndaj emigrantëve.
Ai ka kërkuar të mbyllet menjëherë programi i Lotarisë së Vizave Amerikane duke u hequr shqiptarëve dhe gjithë botës mundësinë për të jetuar në “tokën e premtuar”.
“Terroristi erdhi në vendin tonë përmes asaj që quhet “Programi i Lotarisë së Vizave të Diversitetit”, një bukuri nga Chuck Schumer.
Dua të bëhet në bazë të meritokracisë” – shkruan Trump në Twitter.
Ky reagim i ashpër erdhi, pasi vrasësi i mbrëmshëm i New Yorkut ku la të vdekur 8 persona, e 11 të tjerë të plagosur, kishte arritur në SHBA përmes kësaj lotarie.
-
1 nëntor 2017 16:50
-
Shpërndaje në: