Botë

Autori uzbek i sulmit në New York: E bëra për ISIS-in

Descriptive Text

“E bëra për ISIS-in”. Kështu ka shkruar në një letër atentatori i New Yorkut, i cili quhet Sayfullo Saipov.

Terroristi 29-vjeçar me origjinë nga Uzbekistani është banues në Tampa, në Florida, por jeton me gruan dhe tre fëmijët në Patterson në Nju Xhersi, ku mori me qira kamionçinën që e përdori si armë vrasëse.

Saipov, thonë autoritetet policore amerikane ka jetuar edhe në Ohajo. Kishte mbërritur në SHBA në vitin 2010 dhe punonte si shofer në një firmë.

Pranë furgonit të vogël që përdori për të përplasur kalimtarët në New York, janë gjetur blloqe të shkruara me dorë në gjuhën arabe, të cilat shfaqin besnikëri ndaj ISIS-it. Në një letër në veçanti, Saipov ka shpjeguar se ishte ithtar i Shtetit Islamik. “Ishte një njeri shumë miqësor, për mua ishte si një vëlla i vogël”, – pohon Kobiljon Matkarov. Ky i fundit, me origjinë uzbeke si autori, e ka takuar Saipovin pesë vjet më parë në Florida.

Terroristi 29-vjeçar, ishte ndaluar dhe gjobitur në të shkuarën për shkelje të rëndomta të kodit rrugor.

{gallery}