Botë

Presidenti i Katalonjës kontakton një avokat mbrojtës në Belgjikë

Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont kontaktoi sot në Belgjikë me një avokat belg, Me Paul Bekaert, ekspert i çështjeve të azilit, ish-mbrojtës i baskëve spanjollë anëtarë të dyshuar të ETA-s, njoftoi avokati.

I pyetur nga televizioni flamand VRT, Me Bekaert siguroi ndër të tjera se Puigdemont nuk ishte në Belgjikë për të kërkuar azil.

“Në lidhje me këtë plan nuk është vendosur ende asgjë”, pohoi ai.

Avokati theksoi se biseda e parë kishte si qëllim përgatitjen nga ana ligjore rreth qëndrimit të Madridit kundrejt klientit të tij.

“Bisedova personalisht me të në Belgjikë. Zhvilluam takimin e parë dhe më përzgjodhi zyrtarisht si avokatin e tij”, vijoi Me Bekaert.

“Kam një eksperiencë rreth 30 vjeçare me ekstradimin dhe azilin politik të baskëve spanjollë dhe pikërisht kjo është arsyeja që ai u drejtua tek unë”, pohoi avokati.