Botë

Presidenti i Kurdistanit, Barzani, pas krizës rreth pavarësisë jep dorëheqje

Presidenti i Kurdistanit irakian, Massoud Barzani njoftoi dje, në një letër drejtuar Parlamentit të rajonit autonom, se nuk do të ishte president pas 1 nëntorit, në sfondin e krizës së pazakontë mes Erbilit dhe Bagdadit.

“Pas 1 nëntorit, nuk do të ushtroj më funksionet e mia dhe refuzoj që mandati im të zgjatet”, konfirmoi ai në këtë letër drejtuar Parlamentit.

“Ndryshimi i ligjit mbi presidencën e Kurdistanit apo për zgjatjen e mandatit presidencial nuk është i pranueshëm”, vijon nismëtari i madh i referendumit të fundit për pavarësi, që shkaktoi humbjen nga kurdët të pothuajse të gjitha territoreve që pretendonin jashtë rajonit të tyre autonom.