Botë

As Britania e Madhe nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjës

Pas pavarësisë së Katalonjës nga Spanja, ishte Gjermania e tashmë edhe Britania e Madhe që kanë thënë se nuk do ta njohin atë.

“Britania e Madhe nuk e njeh e nuk do ta njohë deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës”, tha zyra e kryeministres Theresa May, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Ata konsiderojnë se shpallja e pavarësisë së Katalonjës është e paligjshme.

“Ne kërkojmë të respektohet Kushtetuta spanjolle dhe të ruhet uniteti spanjoll”, thuhet në përfundim.