Botë

Nga 2020 sistemi i ri për hyrje në BE

Parlamenti Evropian sot në seancën plenare në Strasburg ka mbështetur vendosjen e sistemit elektronik të hyrjeve-daljeve (EES) për shtetasit e vendeve të treta, i cili pritet të përshpejtojë verifikimin në kufijtë e jashtë të hapësirës Shengen.

Sistemi i ri elektronik i përbashkët, i cili do të jetë operativ nga viti 2020, do të regjistrojë informacionet për udhëtarët nga vendet e treta, përfshirë emrin dhe mbiemrin, shenjat e gishtërinjve, fotografitë e personave, kohën, datën dhe vendet e hyrje-daljeve, si dhe refuzimin e hyrjes në hapësirën Shëngen.