Sot në Slloveni po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për këtë post janë 9 kandidatë, prej të cilëve 5 janë femra.
Të drejtë vote kanë 1 milion e 716 mijë e 39 qytetarë. Ata mund të votojnë në qendrat e votimit në vend dhe jashtë vendit.
Në zgjedhjet të cilat duhet të kryhen deri në orën 19.00, pritet që rezultatet e para jozyrtare të shpallen para mesnatës.
Në raundin e parë të zgjedhjeve në Slloveni, vend i cili shpalli pavarësinë në vitin 1991, përveç presidentit aktual Borut Pahor garojnë edhe Ludmilla Novak, Maja Makoveç Brenciç, Marjan Sareç, Angelca Likoviç, Boris Popoviç, Romana Tomc, Suzana Lara Krause dhe Andrej Sisko.
Nëse në raundin e parë asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët më të votuar do të garojnë në raundin e dytë më 12 nëntor.
Në Slloveni zgjedhjet presidenciale mbahen çdo 5 vite.
-
22 tetor 2017 14:54
-
Shpërndaje në: