Botë

Spanja në janar organizon zgjedhje në Katalonjë

Qeveria qendrore, në rakordim me atë PSOE (Partia Socialiste Punëtore Spanjolle), ka shpallur zgjedhjet në janar në rajonin e Katalonjës, në kuadër të masave me të cilin Madridi do të fitojë përkohësisht kompetencat e qeverisjes përmes aktivizimit të nenit 155 të Kushtetutës.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave do të mbahet të shtunën për të bllokuar Qeverinë katalanase të Carles Puidgemont mbi nismën e tij për pavarësinë e rajonit.