Botë

Sinjalet pozitive të kancelares gjermane për bisedimet e Brexit-it

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim të nivelit të lartë të BE-së, ka mbështetur dukshëm kryeministren, Theresa May, dhe ka thënë se, bisedimet për Brexit po shkonin përpara dhe se nuk ka gjasa të ndërpriten.

"Ndryshe nga siç është paraqitur në shtypin britanik, përshtypja ime është që këto bisedime po ecin përpara hap pas hapi", tha Merkel në një konferencë ,duke hedhur poshtë sugjerimet "absurde", siç tha ajo, që bisedimet duhet të ndërpriten.

"Unë nuk kam asnjë dyshim se nëse jemi të gjithë të fokusuar ... mund të kemi rezultate më të mira. Nga ana ime nuk ka indikacione se këto bisedime nuk do të jenë të suksesshme", tha ajo.

Bashkimi Evropian, po kërkon një përkushtim të qartë të Britanisë ndaj obligimeve financiare për dalje nga Bashkimi Evropian.