Botë

Shkarkohet prokurori federal i New York që s’deshi të jepte dorëheqje

Descriptive Text

Preet Bharara, një nga prokurorët me profilin më të lartë federal në vend, është shkarkuar nga ky post të shtunën pasi kishte refuzuar të ofronte letrën e dorëheqjes si pjesë e përjashtimit të prokurorëve të mbetur amerikanë nga administrata Obama, thanë persona të afërt me çështjen për “The Washington Post”.

“Nuk kam dhënë dorëheqje. Para pak minutash jam shkarkuar. Pozita si Prokuror Amerikan në New York do të jetë nderi më i madh i jetës sime profesionale”, ka shkruar Bharara në Twitter, transmeton Koha.net.

Të premten, ushtruesi i detyrës së zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Dana Boente, nisi t’i thërriste të 46 prokurorët nga të cilët kërkoi dorëheqjen e tyre.

Kërkesa të tilla janë normale si pjesë e ndërrimit të pushtetit nga një administratë në tjetrën, dhe rreth gjysma e 94 prokurorëve gjatë epokës së Obamas tashmë kishin dhënë dorëheqje.