Botë

Shkup, aktivitet muzikor në vend të protestave antishqiptare

Në vend që të protestojnë, siç kanë bërë çdo ditë para Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë në Shkup, nisma antishqiptare “Për Maqedoni të përbashkët”, sot organizoi aktivitet muzikor në parkun e qytetit të Shkupit.

Nisma që për 12 ditë ka organizuar protesta, sot parullat protestuese i ka zëvendësuar me shfaqje muzikore, ku morën pjesë rreth 500 maqedonas, raporton Alsat-M.

Nga ana tjetër edhe pse ishte paralajmëruar që në orën 11 do të protestohej edhe në Ohër, një gjë e tillë nuk u zhvillua, ndërsa për orët e pasdites protesta janë paralajmëruar në Gjevgjeli, Koçan, Sveti Nikollë, Veles dhe Krushevë.