Botë

Turqia nuk e pranon raportin e OKB-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë të shtunën ka bërë të ditur se raporti i Kombeve të Bashkuara është i bazuar në “anësi he pasaktësi” dhe se edhe më tej është “larg profesionalizmit”.

“Nuk pranojmë pohimet e pabazuara nga raporti, i cili në tërësi u konvenon propagandës së grupeve terroriste. Raporti është qartë shkelje e paanësisë dhe objektivizmit, të cilat priten nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në kumtesë, transmeton Reuters.