Botë

U lirua pas 5 vjetësh familja që u mbajt peng nga talebanët

Descriptive Text

Një grua amerikane, bashkëshorti i saj kanadez dhe tre fëmijët e tyre u liruan pas 5 vjetësh nga forcat e sigurisë pakistaneze.

Ata ishin marr peng nga grupi i Haqqanit në Afganistan, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Çifti amerikan Caitlan Coleman 31 vjeçare, Joshua Boyle 33 vjeçar, ishin rrëmbyer në vitin 2012 derisa po shkonin si turistë në Afganistan, e kështu u mbajtën në robëri deri sot.

Coleman ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë gjatë kohës kur u rrëmbye.