Botë

Ngritja e kandidatit austriak për kancelar

Martin Engelberg kandidon për Partinë Popullore të Austrisë, dhe po bën fushatë elektorale. Emri i tij është në listën e Sebastian Kurzit dhe Partia Konservatore Popullore Austriake kryeson anketimet.

Shanset janë të mira që Martin Engelbergu të jetë së shpejti deputet në Parlament, bashkë me shpresën e madhe të Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz, përcjell Koha Ditore.

Sipas Martin Engelbergut, "Sebastian Kurzi ka qenë ndoshta i pari politikan i lartë austriak që ka hyrë në bisedë me mua dhe me të cilin kemi shkëmbyer mendime. Një njeri që të krijon përshtypjen se të dëgjon dhe i pranon idetë që i japin”.