Botë

Trump, ngushëllime dhe mesazh solidariteti për Las Vegasin

Presidenti Donald Trump dërgoi një mesazh uniteti pas ngjarjes në Las Vegas.

Në një fjalim me tone të zymta në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se në momente tragjike dhe tmerri, “Amerika bashkohet si një e vetme, gjithmonë e ka bërë këtë”.

Presidenti Trump tha se “Uniteti ynë nuk mund të tronditet nga e keqja” dhe se “lidhjet tona me njëri-tjetrin nuk mund të shkelen me dhunë”, shkruan voa.

Ai tha se bashkë me zonjën e Parë po luten për të gjithë vendin që të gjejë unitet dhe paqe.

Presidenti falënderoi policinë e Las Vegasit për sakrificat dhe reagimin e tyre të shpejtë gjatë “sulmit të tmerrshëm”, siç e quajti ai, dhe shtoi se do ta vizitojë qytetin të mërkurën.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se njeriu i armatosur që sulmoi ishte një nga “ushtarët” e tij i konvertuar në Islam disa muaj më parë, por nuk dha ndonjë provë.

Ndërkaq, autoritetet në SHBA e kanë hedhur poshtë mundësinë që sulmuesi të ketë pasur lidhje me ISIS-in.