Botë

Presidenti grek thotë se Maqedonia shfrytëzon emrin e huaj

Presidenti grek, Prokopis Pavlopullos, në një intervistë për “Politika” thotë se dëshiron vazhdim të bashkëpunimit për përforcimin e paqes, sigurisë dhe zbatimin konsekuent të së drejtës ndërkombëtare të Ballkanit, transmeton albeu.com.

Ai dërgoi porosi deri te fqinjët se miqësia dhe marrëdhëniet e mira fqinje varen vetëm nga përmbushja e sinqertë e obligimeve.

“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë është e qartë se ajo insiston në shfrytëzimin e emrit i cili ‘përveç që është falsifikim sfidues i historisë, tërheq me vete irredentizëm’, vetë e minon perspektivën e vet evropiane”, thekson Pavlopullos.